LDK: Tubim masiv në sheshin e Gjilanit, Abdixhiku: Do ta bëjmë autostradën e Anamoravës deri te Dheu i Bardhë brenda mandatit

by Nexhat

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të madh në qytetin e Gjilanit, në shesh, ka premtuar përfundimin e autostradës së Anamoravës deri te Dheu i Bardhë.

Sipas tij, kjo do të përfundohet brenda mandatit të qeverisë së tyre.

banner

“Gjilan e Anamoravë. E di që ju kanë lënë pas. Ju kanë lënë në harresë! Më 9 shkurt, vij. Vij si bir i juaji, vij me investime që kësaj ane i japin dinjitet. Më 9 shkurt vij me Autostradën e Anamoravës”, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Gjilan.

“Plot 170 milionë euro për ju, për rrugën e madhe kombëtare, me dalje në Bresalc, Përlepnicë e deri te Dheu i Bardhë e bashkëqytetarët tanë në Luginë. 2 minuta nga Dheu i Bardhë në Gjilan. 17 minuta nga Gjilani deri në Prishtinë”, shtoi Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy