Në selinë e UEFA-s në Zvicër u hodh këtë të enjte (6 shkurt) shorti për fazën kualifikuese të Europianit U-21 për vitin 2027, kompeticion që fazën finale do e zhvillojë në qershorin e 2027 në Shqipëri dhe Serbi.
Të dyja vendet organizatore janë tanimë pjesë e finaleve dhe nuk u shortuan nga UEFA, teksa grupet kanë rivalitet. Në atë A, Kosova gjen rivalë emra si Spanja, Rumania apo Finlanda.
Në fillim të shortit me një video-mesazh, Andi Lila, ambasador nga Shqipëria për Euro 2027 për 21-vjeçarët, tha se vendi ynë do ketë mundësi të tregojë edhe bukuritë natyrore, mikpritjen dhe kulinarinë në një event që shkon përtej futbollit.
Për t’u përmendur se ndeshja hapëse e Euro 2027 do jetë në Novi Sad dhe finalja në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.
Sipas shortit janë gjashtë grupe me gjashtë ekipe dhe tre grupe me pesë skuadra. Në fazën finale të “Shqipëri dhe Serbi 2027” do të kualifikohen direkt nëntë skuadrat e para në grupe si dhe e dyta më e mirë. Ndërsa tetë skuadrat e mbetura do të luajnë me njëra-tjetrën për të nxjerrë edhe 4 finalistet e fundit të eventit që do të mbahet në qershor 2027 në Shqipëri dhe Serbi.