Nga Interi te Bologna, ja sa fituan skuadrat italiane në Champions

by Nexhat

Liga e re e Kampionëve është një mundësi e artë për skuadrat italiane për të mbushur arkat.

Megjithatë, ka një diferencë të madhe mes Interit, i cili kaloi në 1/8 e finales pa Play Off, krahasuar me Bolognan, që u eliminua në fazën e Ligës.

banner

Inter

90.63 milionë euro. Kjo është shifra që fitoi Interi nga tetë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke përjashtuar të ardhurat nga stadiumi që mund të jenë ende shumë të larta, rreth 15 milionë në katër ndeshjet e para të luajtura në ‘San Siro’.

Atalanta

67.08 milionë. Kaq fitoi Atalanta nga tetë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke përjashtuar të ardhurat nga stadiumi, të cilat mund të jenë ende të mira, duke kaluar një milion euro për ndeshje.

Juventus

66.42 milionë fitojë Juventusi nga tetë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke përjashtuar të ardhurat nga stadiumi që janë rreth 10 milionë në total për katër ndeshjet në shtëpi.

Milan

61.37 milionë. Kjo është shuma që Milani fitoi nga tetë ndeshjet e Ligës së kampionëve, duke përjashtuar të ardhurat nga stadiumi që mund të jenë ende të larta, rreth 15 milionë në katër ndeshjet e para të luajtura në ‘San Siro’.

Bologna

34.92 milionë euro. Kjo është ajo që Bologna fitoi nga tetë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke përjashtuar të ardhurat nga stadiumi që janë rreth 5 milionë në total për katër ndeshjet në shtëpi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy