Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës është duke prezentuar programin për mësimin tërëditor, për çka tha në Pressing në T7 se kjo arritje është lehtë e realizueshme.
Lushaku tha se “pa e ndërtu aspektin logjistik smundesh me folë për cilësi”.
“Mësimi tërëditor është i realizueshëm, ne jemi zotu për Prishtinën 200 milionë ekstra vetëm për mësimin tërëditor. Të garantoj që mësimin tërëditor për katër vite krejt shkollat e Prishtinës e realizojnë, kjo është lehtësisht e mundshme”, tha Lushaku në Pressing,
“Pa e ndërtu aspektin logjistik t’i smundesh me folë për cilësi, pa i pas shkollat, pa e bërë ndarjen në cikle është vështirë e realizueshme”, tha ajo
“Sot ne kërkojmë votë duke i premtu njerëzve dhe përgjegjësia është e jona, mësimi tërëditor realizohet kur në plotni cilësia e arsimit ngritët”, shtoi Lushaku.