Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka biseduar sot me kryenegociatorët nga Prishtina dhe Beogradi, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
“Kam biseduar ndaras me dy kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe Serbisë, Petar Petkoviq”, thuhet në njoftimin në llogarinë zyrtare në rrjetet sociale të Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun në platformën “X”.
Sorensen theksoi se i vlerëson bisedat produktive dhe ka mirëpritur ftesat që ka marrë nga kryenegociatorët për të vizituar së shpejti Kosovën dhe Serbinë
EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue/ Spoke separately with the two Chief negotiators of Kosovo@BislimiBesnik and Serbia@PetkovicPetar today. Appreciated the very good conversations and welcomed their invitations to visit Kosovo and Serbia soon