Emocionet e elitës së futbollit tonë rikthehen këtë vikend me ndeshjet e javës së 19-të, të parat për stinorin pranveror.
Pjesa e dytë e garave parashikohet të jetë e ‘nxehtë’ në garën për titull të kampionit, daljen në Evropë dhe mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo xhiro nis nesër me dy ndeshjet e para të xhiros së 19-të, ku do të përballen Ballkani-Dukagjini dhe Drita-Malisheva, duele këto që pritet të sjellin sfida interesante. Drita aktualisht kryeson tabelën me 40 pikë, shtatë më shumë së ndjekësi Ballkani.
E shtuna sjellë dy ndeshjet e radhës të javës së 19-të, ku ballafaqohen Llapi-Gjilani dhe Prishtina-Suhareka, ballafaqime që parashikohen të sjellin ndeshje joshëse pasi që piket janë të rëndësishme në të dy ndeshjet.
Kjo xhiro do të mbyllet të hënën me ndeshjen Ferizaj-Feronikeli ’74.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 12:00.