Trump: Amerika duhet t’i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati

by Nexhat

Donald Trump është deklaruar në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Uashington.

“Duhet t’i kthehemi fesë”, e nisi Trump deklaratën.

banner

Duke iu drejtuar audiencës së mbledhur në Kapitol, presidenti amerikan njoftoi se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të krijuar një park të ri kombëtar “të mbushur me statujat e amerikanëve më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë”, shkruan skynews,

Ai nderoi 67 personat e vrarë nga një përplasje mes një aeroplani pasagjerësh dhe një helikopteri ushtarak mbi lumin Potomac në Uashington, përpara se t’i kthehej atentatit në Pensilvani në korrik.

“Askush prej nesh nuk e di saktësisht se kur do të përfundojë koha jonë në tokë. Asnjëherë nuk e dini. Një të vërtetë me të cilën u përballa disa muaj më parë kur ndodhi një incident që nuk ishte argëtues. Nuk ishte gjë e mirë. Por Zoti po më mbronte”, tha Trump.

“Nuk më preku flokët, a mund ta besoni”, tha ai për plumbin.

Ndryshe, ky është i pari nga dy Mëngjeset e Lutjeve që presidenti po merr pjesë, me të dytin në hotelin Washington Hilton

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy