VV e përdor një xhami për fushatë në Majac të Podujevës, Ministri i Kurtit bëri postim për tubimin aty

by Nexhat

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e ka përdorur një xhami për tubim elektoral në Majac të Podujevës.

Prezent në këtë tubim ka qenë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe disa kandidatë për deputetë nga Lista e LVV.

banner

“Në fshatin Majac, emri i të cilit vendbanim rrjedh nga fjale ilire-shqipe mal, vërtetë zemra mu bë mal nga mikpritja e banorëve të këtij fshati të cilët konfirmuan përkrahjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE” ka shkruar Maqedonci.

Për këtë tubim ka shkruar edhe dega e LVV në Besianë, duke e quajtur xhaminë si “odë e fshatit”.

“Në Majac në odën e fshatit u mbajt tubimi i Lëvizjes e ku mbështetja e banorëve të kësaj ane ishte shumë e fuqishme”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e degës.

Në rrjete sociale ka pasur reagime të shumta, ku disa prej tyre këtë veprim të partisë në pushtet e kanë cilësuar si abuzim me objekte fetare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy