AC Milan kërkon opsione për të mbajtur Joao Felix

by Nexhat

Edhe pse sapo ka mbërritur në “San Siro”, AC Milan tashmë po punon për të gjetur një formulë që do të siguron qëndrimin afatgjatë të Joao Felix.

Sulmuesi portugez, i cili u transferua në Milano në formë huazimi nga Chelsea, bëri një debutim të shkëlqyer në Kupën e Italisë kundër AS Roma, ku realizoi një gol spektakolar.

banner

Drejtuesit e Milanit të impresionuar nga paraqitja e parë e Felix

Vetëm 30 minuta në fushë i mjaftuan Felix për të lënë shenjë te kuqezinjtë. Pas debutimit të tij mbresëlënës, drejtori sportiv i klubit, Geoffrey Moncada, ka lënë të kuptohet se Milani do të shqyrtojë mundësinë e mbajtjes së tij edhe pas përfundimit të huazimit.

“Kjo varet nga ne dhe nga ai. Gjithmonë ka një mundësi. Kemi marrëdhënie të mira me Chelsean, do ta shohim në verë”, deklaroi Moncada.

Formula e mundshme për të siguruar qëndrimin e Felix

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milani po shqyrton një marrëveshje të re huazimi për sezonin 2025-2026, e cila do të përfshinte një opsion blerjeje prej rreth 30 milionë eurosh. Për këtë huazim, klubi italian do të ishte i gatshëm të paguante 8 milionë euro.

Megjithatë, e ardhmja e Felix do të varet nga paraqitjet e tij në pjesën e mbetur të sezonit. Deri më tani, vazhdimësia dhe konsistenca nuk kanë qenë pikat më të forta të karrierës së tij, ndaj performanca e tij në muajt e ardhshëm do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij te Milani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy