“Ai ministër që i ngritet aktakuzë do të japë dorëheqje, ose do të shkarkohet” – Zotimi i Hamzës për ekipin e tij

by Nexhat

Bedri Hamza, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, i ftuar në emisionin Pressing në T7, ka folur për planet e tij për ekipin udhëheqës të qeverisë nëse ai bëhet kryeministër, duke e theksuar se nuk do të ketë ministra me aktakuzë,

Hamza tutje, ka deklaruar edhe se nëse ndonjë ministri do t’i ngritët aktakuza, atëherë ai do të largohet qoftë përmes shkarkimit ose dorëheqjes.

banner

Po ashtu, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka deklaruar edhe se ministrat mund të jenë edhe jashtë strukturave të partisë, duke përmendur edhe njerëz nga bota akademike, e biznesit e shoqërisë civile.

‘‘Në listën e PDK-së nuk ka njeri me aktakuzë. Nuk mundet me kanë pjesë e qeverisë nëse ka aktakuzë. Qatij ministri që i ngritet aktakuza, i ka dy zgjidhje, e para është me dhënë dorëheqje e me ecë, e dyta është prapë me ecë por me shkarkim. Duhet me qenë njerëz me integritet, njerëz profesional. Profile të tilla do të jenë pjesë e qeverisjes. Njerëz me shkollim adekuat. Nuk e kam shumë shqetësim këtë militantizmin politik. Për mu është më rendësi që ata njerëz me garantuar sukses në qeverisje. Mundet me qenë të shoqërisë civile, munden me qenë të botës akademike, munden me qenë njerëz të biznesit. Nuk është e thëne detyrimisht duhet me qenë pjesë e strukturave politike që me pas një post ministror’’, ka thënë ai mes tjerash në T7. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy