“Akuza për kundërshtarët, po bëhet gati me dalë në opozitë – E ka ndërmend të shndërrohet në opozitar agresiv”, Gorani për Kurtin

by Nexhat

Njohësi i çështjeve politike Dukagjin Gorani, i ftuar në emisionin Pressing në T7, ku po diskutohet për fushatën zgjedhore, ka kritikuar pushtetin dhe liderin e saj Albin Kurti, duke thënë se VV-ja ka krijuar përshtypjen se është duke u bë gati me dalë në opozitë,

Për këtë, Gorani ka thënë se arsyeja është mungesa e programit të VV-së si dhe diskursi akuzues kundër kundërshtarëve të Kurtit.

banner

Tutje, ai ka shtuar edhe se dikush që flet si Kurti se ka ndërmend me qenë kryeministër porse opozitar ‘‘agresiv’’.

‘‘Ajo që kisha muj me vrejt prej paraqitjes së partisë në pushtet gjatë fushatës zgjedhore, është Për mua një dukuri e pazakontë. Për shkak të mungesës së programit, edhe për shkak të një diskursi që prej ditës së parë ka qenë akuzues, karshi kundërshtarëve ti e krijon përshtypjen që kjo parti dhe kryetari i saj është duke u bë gati me dal në opozitë. Fakti që nuk e sheh vetën në udhëheqjen katër vjet prej sodit duke e udhëheq vendin,  fakti që prej ditës së parë sulmohen kundërshtarët ose si formë e pushteti aktual, që është absurde me qenë se ata janë opozitë, ose si formë e pushtetit të së nesërme, meqenëse kriteret ose standardet janë absurde që në fillim kanë qenë të pamundshme. Një partia VV është dalë në zgjedhje si qeveri, që është marrëzi e llojit të vet. Nuk delet në zgjedhje me ministra, meqenëse ministrat e njëjtë nuk besoj që e ki ndërmend me i emërua. Ka qenë formë e improvizimit. Njeriu që flet qeshtu se ka ndërmend të jetë kryeministri, njeriu që flet kështu e ka ndërmend të shndërrohet në opozitar agresiv’’, ka thënë ai mes tjerash. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy