Haradinaj sot në Rahovec dhe Gjakovë – tubimi i madh në Pallatin “Asim Vokshi”

by informim peje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për Kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese 137, Ramush Haradinaj, sot do të qëndrojë në Rahovec dhe Gjakovë.

Sipas agjendës së paralajmëruar, Haradinaj do të fillojë vizitën e tij në Rahovec në orën 15:00, ku do të nderojë të rënët duke vizituar Muzeun e masakrës.

banner

Më pas, ai do të vazhdojë me vizita në kompanitë AgroKrusha dhe KB Krusha, për të parë nga afër sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të sektorit bujqësor në këtë rajon.

Në orën 18:00, kandidati për Kryeministër do të mbajë tubim qendror zgjedhor në Gjakovë, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, ku pritet të prezantojë vizionin e tij dhe të Koalicionit për Kosovën Fituese për zhvillimin e vendit në katër vitet e ardhshme.

Ndërkohë, strukturat e Koalicionit për Kosovën Fituese 137 vazhdojnë aktivitetet intensive në terren, me takime të shumta nëpër fshatra, lagje qytetesh dhe bashkësi lokale, të organizuara nga shtabet komunale zgjedhore të Koalicionit për Kosovën Fituese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy