Bedri Hamza, kandidat për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u shprehur i bindur se ai do të votohet edhe nga përkrahës të partive të tjera,
Ai po ashtu është deklaruar se asnjëherë asnjë personi nuk i është rrezikuar pozita e punës për shkak bindjeve politike, aty ku ka udhëhequr ai.
‘‘Pavarësisht që unë, u rrit PDK në Mitrovicë në zgjedhjet e fundit, unë kam pas prapë se prapë 50% më shumë vota se subjekti përmes të cilit kam garu, edhe tash jam i bindun që kanë me më votu, edhe u bëj ftesë edhe partive tjera politike me më votu për shkak se kam me iu shërby ndershëm edhe me respektin maksimal si qytetarë i këtij vendi. 8 vjet kam punu në Ministrinë e Financave, afërsisht në Bankë Qendrore, 4 vjet në komunën e Mitrovicës, nuk ka njeri për shkak të bindjeve politike, ku unë kam qeverisë që iu ka cenu pozita e punës. Nuk cenohet askush për shkak të bindjeve politike. Bindjes politike nuk e rrezikojnë askënd’’, është shprehur ai në Pressing