Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë verë, e cila do të zhvillohet nga 15 qershori deri më 13 korrik.
Gara, me Manchester Cityn dhe Chelsean, ka shkaktuar sfida ligjore nga sindikatat e lojtarëve dhe ligat vendase, teksa shefi i futbollit në Ligën Premier, Tony Scholes ka shpjeguar situatën.
“Ne e kemi parë atë. Ne po na imponohet kjo, veçanërisht nga FIFA… ky është një element. Elementi më domethënës, megjithatë, është se ne thjesht nuk mundemi. Kalendari është i shtrydhur aq sa mundet në këtë moment. Dhe ne nuk mund ta lejojmë ta shtyjmë atë deri në fillimin e sezonit”, ka thënë fillimisht Scholes.
Pavarësisht kërkesës së menaxherit të Manchester Cityt, Pep Guardiola për një fillim të vonuar të sezonit për t’i lejuar lojtarët të rikuperohen, Scholes deklaroi: “Ne nuk mund ta lejojmë ta vonojmë atë. Pse do të rregullonim konkurrencën tonë kur FIFA ka imponuar një garë me të cilin ne nuk pajtohemi?”
Me kontratën e lojtarëve që duhet të marrin tre javë pushim çdo verë, orari i ngushtë mund të ndikojë si në City ashtu edhe në Chelsea nëse ata arrijnë në finale, pasi ajo do të zhvillohet vetëm katër javë para fillimit të sezonit të ri të Ligës Premier më 16 gusht.
Scholes kritikoi gjithashtu UEFA-n për shtimin e më shumë ndeshjeve në garat evropiane, duke thënë: “Uefa sigurisht që ka shtuar ndeshje në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe në Ligën e Evropës… kalendari është shtrirë aq sa mundet. Ka shkuar shumë larg”