Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

by Nexhat

Albert Sambi Lokonga ka pranuar se është i etur që të kompletojë transferimin e tij të përhershëm nga Arsenali tek Sevilla në fund të sezonit. 

Lokonga iu bashkua Arsenalit në një marrëveshje për 17 milionë euro nga Anderlechti në vitin 2021 dhe pati një sezon debutues të mirë në Londër, duke luajtur në 24 ndeshje në të gjitha garat. 

banner

Megjithatë, konkurrenca e ashpër brenda skuadrës bëri që Lokonga të shkonte si huazim tek Crystal Palace për pjesën e dytë të sezonit 2022/2023. 

Më pas ndodhi edhe një lëvizje e përkohshme tek Lutoni aty ku 25-vjeçari ishte një ndër lojtarët më të mirë në një ekip që pati vështirësi, ku këto paraqitje i fituan transferimin tek Sevilla verën e kaluar. 

Për herë të parë që prej paraqitjeve të tij të mira tek Anderlechti, Lokonga po e shijon futbollin sërish, teksa është bërë një lojtar kyç për ekipin spanjoll. 

Lokonga ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Arsenalin, por duket se ka pak interesim që të qëndrojë tek ‘Topçinjtë’ përtej verës

“Ndihem shumë mirë tek Sevilla. Po rritem dhe po ndihem mirë çdo ndeshje. Që prej se u largova nga Anderlecht, Sevilla është klubi ku ndihem shumë, shumë mirë”. 

“Dua të qëndrojë, por nuk është vendimi im. Është ende herët dhe do ta shohim njëri-tjetrin në fund të sezonit”, ka thënë Lokonga. 

Raportimet verën e kaluar kishin bërë me dije që Sevilla ka opsionin për ta blerë kartonin e Lokongas për 12 milionë euro në fund të sezonit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy