Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së enjte u takua me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Brian Mast.
Osmani bën të ditur se me Mastin diskutuan për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku e para e vendit shton se është aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri.
Ajo tutje thotë se me administratën Trump, synohet thellimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Me administratën e Presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë!”, tha Osmani.