Presidentja Osmani takon kongresistin republikan: Mbështetja e SHBA-së vendimtare për rrugëtimin tonë si shtet sovran

by informim peje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar kongresistin republikan Mike Lawler.

Ajo e cilësoi Lawlerin një mik të Kosovës dhe një zë të rëndësishëm në Kongresin Amerikan.

banner

Pas takimit, Osmani theksoi nevojën për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët, duke shtuar se mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe do të mbetet vendimtare për rrugëtimin e Kosovës si shtet i lirë dhe sovran.

“Diskutuam mbi nevojën për t’i thelluar më tej marrëdhëniet tona në fusha të interesit të përbashkët. Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe mbetet vendimtare për rrugëtimin tonë si shtet i lirë dhe sovran.”, ka shkruar Osmani pas takimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy