Procesi i Berlinit transferohet në Mbretërinë e Bashkuar

by informim peje

Mbretëria e Bashkuar do të presë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderë të tjerë evropianë në vjeshtë të këtij viti, duke u bërë kështu mikpritësja e Samitit të Procesit të Berlinit.

Një nga fokuset kryesore të samitit do të jetë si të bashkëpunohet për të parandaluar që rajoni të përdoret si një rrugë transiti për emigracionin e parregullt.

banner

I njohur zyrtarisht si Procesi i Berlinit, ky samit do të forcojë bashkëpunimin me partnerët evropianë për të ndihmuar në realizimin e strategjisë së Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të forcuar kufijtë, për të shkatërruar rrjetet kriminale dhe për të kthyer personat që nuk kanë të drejtë qëndrimi në vendet e tyre të origjinës, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.

Një nga diplomatet më me përvojë të Mbretërisë së Bashkuar, Dame Karen Pierce DCMG, është emëruar si e Dërguara Speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, me detyrën e avancimit të objektivave strategjike të Britanisë në rajon, duke përfshirë përgatitjet për samitin.

Ky samit po mbahet në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po zhvillon një regjim sanksionesh të pashembullt për të goditur trafikantët e qenieve njerëzore që veprojnë qysh në fazat fillestare të migracionit të parregullt.

Sekretari i Jashtëm, David Lammy, deklaroi: “Ballkani Perëndimor ka një rëndësi të madhe për Mbretërinë e Bashkuar, dhe partneritetet tona në rajon janë thelbësore për përballjen me migracionin e parregullt dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Mikpritja e Procesit të Berlinit në Britani tregon angazhimin tonë ndaj sigurisë evropiane dhe përmbushjes së Planit për Ndryshim të Qeverisë”.

Ministrja për Sigurinë Kufitare dhe Azilin, Angela Eagle, shtoi: “Bashkëpunimi është çelësi për të ndaluar migrimin e rrezikshëm. Prandaj, përmes Komandës së Sigurisë Kufitare, ne po rindërtojmë marrëdhënie të fuqishme në Evropë dhe më gjerë për të adresuar sfidat e përbashkëta të migracionit dhe për të siguruar kufijtë tanë”.

Qeveria britanike tashmë ka nënshkruar marrëveshje të reja për rritjen e bashkëpunimit operacional kundër krimit të organizuar të imigracionit me vende si Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova. Ky bashkëpunim ndërkombëtar, së bashku me një qasje më të ashpër në zbatimin e ligjeve të imigracionit brenda Britanisë, do të ndihmojë në shkatërrimin e modelit të biznesit të trafikantëve në çdo nivel.

Mikpritja e samitit nga Mbretëria e Bashkuar, në bashkëpunim me Gjermaninë, nënvizon përkushtimin e qeverisë britanike për të rivendosur dhe forcuar marrëdhëniet e saj me Evropën, duke krijuar partneritete të qëndrueshme për të luftuar grupet kriminale që mundësojnë migracionin e parregullt.

Kjo njoftim vjen pas takimit mes Kryeministrit britanik dhe Kancelarit gjerman Olaf Scholz, ku u diskutuan mënyrat për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në çështjet e sigurisë dhe migracionit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy