Protesta e opozitës, 1,200 policë për të ruajtur rendin

by Nexhat

Protesta e thirrur nga opozita të shtunën e 8 shkurtit ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. A2 CNN mëson se organizatorët e tubimit kanë kërkuar leje për 3 orë që do të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.

Në shkresën dërguar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është njoftuar se tubimi do të nisë në orën 17:00 deri në orën 20:00

banner

Për të garantuar rendin dhe sigurinë, në terren do të jenë rreth 1 200 efektivë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Shqiponjat. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Po ashtu, edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve.

Ndërkohë, në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundërgaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Ndërsa përgjatë bulevardit do të vendosen kamera me rezolucion të lartë

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para Kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

Detyrat e lëna nga drejtuesit e policisë për vartësit e tyre janë që të mos provokohen nga protestuesit, si dhe të mbahen nën vëzhgim ata persona që në protestat e mëparshme kanë kryer akte dhune

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy