Ramush Haradinaj publikon pamjet e tubimit: Gjakova gjithmonë ka ditë me i zgjedh në të mirët – 137 për Kosovën fituese

by Nexhat

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK’së, Ramush Haradinaj ka shpërndarë fotografi nga tubimi i tyre në Gjakovë, qytet për të cilin thotë se do të jetë qendër e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj i ka renditur projektet për këtë komunë, nëse bëhet kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

banner

Postimi i plotë:

Gjakova gjithmonë ka ditë me i zgjedhë më të mirët – 137 për Kosovën Fituese

Gjakova do të jetë qendër e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Autostrada e Dukagjinit që lidh Prizrenin me Mitrovicën do të kalojë përmes Gjakovës, duke u bërë arteria kryesore e zhvillimit.

Hekurudha Fushë Kosovë – Durrës do t’i japë Gjakovës lidhje të drejtpërdrejtë me portin më të madh të rajonit.

Zona e biznesit amerikan do ta shndërrojë Gjakovën në qendrën më të madhe shpërndarëse të rajonit.

Aeroporti i Gjakovës do të hapet për fluturime komerciale, duke u bërë aeroporti i dytë i Kosovës.

Rruga Gjakovë-Klinë do të përfundohet brenda 6 muajve të parë të qeverisjes sonë.

Industria prodhuese ushtarake dhe poligoni i NATO-s në brezin kufitar do ta bëjnë Gjakovën qendër të sigurisë rajonale

Të gjithë qytetarët e Kosovës do të përfitojnë nga programi ynë ekonomik.

Çdo punëkërkues do të ketë mbështetje financiare deri në punësim.

Të rinjtë do të marrin grante pa kthim për bizneset e tyre.

Paga mesatare do të jetë mbi 1000 euro dhe asnjë pension nuk do të jetë nën 500 euro.

Do ta ulim çmimin e energjisë për 20% dhe do të sigurojmë furnizim pa ndërprerje.

Çlirimtarët do të marrin pension 500 euro, pa shkëputje nga puna.

Do të trefishojmë subvencionet për bujqit.

Me anëtarësimin direkt në NATO dhe aleancën e përhershme me Amerikën, Kosova do të jetë e sigurt dhe e zhvilluar. Më 9 shkurt, voto 137 – Voto për Kosovën Fituese!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy