Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

by Nexhat

Real Madridi ka hapur negociatat me Vinicius Junior për një kontratë të re, por oferta e tyre e parë është refuzuar nga lojtari dhe kampi i tij. 

Reprezentuesi brazilian së fundmi nënshkroi kontratë në vitin 2022, e cila u zyrtarizua në 2023 dhe skadon në 2027, aty ku ishte përfshirë edhe klauzola e lirimit prej 1 miliardë eurosh. 

banner

24-vjeçari ishte lidhur me dsia klube gjatë afatit kalimtar veror, ku madje ishte raportuar se përfaqësuesit e tij kishin mbajtur diskutime për një transferim të mundshëm në Superligën e Arabisë. 

Madridi shfaqi gatishmërinë pastaj për rinovimin e kontratës, por nga ana e lojtarit preferuan që të presin që sezoni të kalojë dhe madje të përfundojë, para se të negociojnë. 

Përfaqësuesit nga Arabia bën kontakte të reja me kampin e lojtarit gjatë muajit dhjetor ku shprehën vullneti e tyre për ta transferuar Viniciusin në Lindjen e Mesme në verë. 

Vinicius dhe përfaqësuesit e tij po kërkojnë një rritje të kompensimit për të reflektuar pozicionin e tij si njëri prej lojtarëve më të mirë në botë

Aktualisht ai përfiton një pagë neto prej 15 milionë eurosh, pasi arriti disa bonuse të ndryshme përfshirë këtu edhe çmimin ‘FIFA The Best’. 

Bashkëlojtari i tij Kylian Mbappe përfiton rreth 15 milionë euro në vit, por ai pati një bonus nënshkrimi pasi u transferua nga PSG-ja si lojtar i lirë në verë. 

Kujtojmë se Vinicius u transferua tek Real Madridi në vitin 2018 nga klubi brazilian Flamengo, për shumën e 45 milionë eurove

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy