Abdixhiku: Ekipi im ka nisur komunikimin me administratën amerikane për gazin amerikan

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ekipi i tij ka nisur komunikimin me administratën e re amerikane lidhur me projektin e gazifikimit të Kosovës.

Gjatë një interviste në emisionin Pressing, Abdixhiku tha se kontaktet me administratën amerikane janë vendosur rreth 10 ditë më parë dhe se komunikimi ka qenë i qartë dhe i shkëlqyeshëm.

banner

“Ekipi im ka nisur komunikimin me administratën amerikane të re për gazin amerikan. Kemi pasur një komunikim të shkëlqyeshëm para 10 ditëve. Komunikimi ka qenë i qartë. Ne e kemi në programin tonë politik gazifikimin e Kosovës. Ne besojmë që gazifikimi i Kosovës është interes strategjik. Po e shohim një Amerikë transaksionale e cila sheh interesat e veta. Partneriteti i popullit të Kosovës me pupullin amerikan është shumë afatgjatë.” – tha Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy