Kelmendi: Opozita, më e emancipuara në Evropën Juglindore – Kurti e bëri armik secilin që mendon ndryshe

by Nexhat

Gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka vlerësuar partitë opozitare që po garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha Kosova mund të thuhet se sot e ka opozitën më emancipuese në Evropën Juglindore.

banner

Sipas tij, opozita ka zhvilluar një fushatë me programet më të pasura parazgjedhore ndonjëherë, kandidatët më të mirë në lista zgjedhore, tubimet më madhështore dhe porositë më të duhura për qytetarët.

Kelmendi thotë se kjo opozitë e ka kuptuar se është viti 2025 dhe se duhet të reflektojë për Kosovë pozitive, me shpresë dhe përbashkim, jo ndarje, përçarje dhe negativitet.

Fatkeqësisht, ai tha se ky mesazh dështoi të përçohet edhe nga kryeministri aktual, Albin Kurti.

“Me një gjuhë anarkike si të një shekulli më parë, ai zgjodhi ta bëjë secilin që mendon ndryshe – armik. Por armiqtë më të mëdhenj të kësaj Kosove janë ata që ndajnë shqiptarët, përçajnë shqiptarët”.

“Historia na ka mësuar se ata që kurrë s’na kanë dashur të mirën, kanë synuar të na kthejnë kundër njëri-tjetrit, se kështu të dobësuar, kanë synuar të na nënshtrojnë”.

“Jo më! Kurrë më! Kosova është ndryshe. Kosova meriton mirë. Se kështu del fituese. Gjithmonë!”, shkroi Kelmendi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy