“Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident” – Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë

by Nexhat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, është bërë pjesë e atmosferës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga zhvillimet politike në kryeqytet.

Ajo ka qëndruar këto ditë në Prishtinë dhe ka publikuar një video në Instagram, ku pasqyron atmosferën e zgjedhjeve dhe entuziazmin qytetar.

banner

Në mbishkrimin e videos, Vesa ka shkruar: “Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore në dy ditë – asnjë incident”.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Me këtë deklaratë, këngëtarja ka vënë në pah demokratizimin e vendit dhe tolerancën politike, duke theksuar se në tri tubimet madhështore të mbajtura brenda dy ditëve – dje nga LVV dhe sot nga PDK e LDK – nuk është raportuar asnjë incident.

Kjo qasje e saj është mirëpritur nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar pozitivisht mesazhin e saj për një Kosovë më të pjekur politikisht dhe të orientuar drejt vlerave evropiane

Vesa Luma, e cila jeton dhe vepron kryesisht në Shqipëri, vazhdon të tregojë interes dhe përkushtim ndaj zhvillimeve në vendin e saj të lindjes, duke e ndarë emocionin dhe perspektivën e saj me publikun shqiptar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy