Nuk ka fitues në “Santiago Bernabeu”, por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

by Nexhat

Real Madridi dhe Atletico Madridi kanë ndarë pikët në derbin që përfundoi 1-1 në kuadër të javës së 23-të në La Liga.

Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që me kalimin e minutave filluan të krijoheshin aksionet.

banner

Një moment kontrovers ndodhi në minutën e 35-të, kur Aurelien Tchouameni nuk është se shkaktoi ndërhyrje për penallti në Samuel Linon.

Por, gjyqtari në konsultim me VAR-in vendosi që të ishte 11 metërsh për mysafirët.

Përgjegjësinë e mori Julian Alvarez, i cili ia doli të mposhte Thibaut Courtoisin për t’i dhënë skuadrës së tij epërsinë.

Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta nisi më furishëm për Real Madridin.

Fillimisht, Jude Bellingham kishte rastin të shënonte, mirëpo anglezi kishte një goditje të plogësht.

Nga topi i kthyer, Kylian Mbappe ndëshkoi Atleticon në minutën e 50-të, për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Dy skuadrat tentuan deri në fund që t’i merrnin pikët e plota, por që mbrojtja defanzive e të dyja anëve nuk lejoi më gola.

Pas javës së 23-të, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 50 pikë, një më shumë se Atletico, ndërsa në xhiron e 24-të do të kenë punë me Osasunan. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy