“Pavarësia e Kosovës pati pasoja fatale në katër vitet e shkuara”, Abdixhiku për qeverinë Kurti

by Nexhat

Lumri Abdixhiku, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, i ftuar në Pressing në T7, ka kritikuar pushtetin e tanishëm të udhëhequr nga Albin Kurti, për gjuhën e përdorur nga këta të fundit dhe ‘‘polarizimin e shoqërisë’’,

Ai ka kritikuar pushtetin edhe për sulmin që këta të fundit i kanë bërë fjalës së lirë, dhe siç ka thënë ai edhe vetë pavarësisë së Kosovës.

banner

‘‘Tani kjo është vetëm një manifestim i popullit dhe kërkesë për ndryshim, puna e vërtetë nisë nesër në ora 7 të mëngjesit ku këto angazhime të muajit të kaluar duhet të përkthehen në mbështetje në votë demokratike. Unë kam fol gjithmonë për polarizimin e shoqërisë që ka qenë i theksuar në këtë fushatë, dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë, as sharjet as përçarjet e kundërshtarëve të mi politikë ndaj meje. Unë e kam kuptuar si mjet politik gjatë kohës opozitare, por kur je në pushtet atëherë na ka atakuar tri prej fundamteneve bazike të Republikës së Kosovës. E para, si LDK ne besojmë në liri, pavarësi, demokraci. Dhe polarizimi shoqëror i krijuar gjatë katër viteve qeverisje ka atakuar këto tri shtylla. Një pushtet 51% ka atakuar mendimin e lirë. Ka atakuar vetë pavarësinë e Kosovës, sepse ky polarizim nuk është mbajtur vetëm në Republikën e Kosovës, por ka shpërthy jashtë me aleatët tanë. Dhe pavarësia e Kosovës e pakompletuar në arenën ndërkombëtare ka pas pasoja fatale për katër vitet e shkuara’’, ka thënë ai mes tjerash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy