“Secili ma i çuditshëm se tjetri, çka kanë që po bërtasin, pse po bëjnë gjeste? – I kam kërku ballafaqim”, Abdixhiku për Kurtin dhe Vetëvendosjen

by Nexhat

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar gjuhën e përdorur të VV-së dhe liderit të saj Albin Kurti, duke thënë se këta kanë ‘‘probleme bazike të sjelljes’’,

Ai për VV-në ka thënë edhe se janë ‘‘secili ma i çuditshëm se tjetri’’.

banner

Pos kësaj, kandidati i LDK-së për kryeministër ka deklaruar se ka kërkuar ballafaqim televiziv për të folur për ide, me Kurtin.

”Këtu ka probleme bazike të sjelljes të krejt aparatit qeveritar. Secili ma i çuditshëm së tjetri, veç i sheh edhe thu çka kanë, çka kanë kështu, çka po bërtasin, ça pop bëjnë kësi gjeste. Pse po flasin kësi fjalë. Folni bre diçka për projektet e tuaja, ose hajde kundërshtoma projektin tem. Çu kundërshtoma qet ide, thuj hajde po ballafaqohemi. Unë i kam lyp edhe ballafaqim televiziv,  edhe në fushatë i kam thanë në një tubim tendin po vi qaty, çu flasim për ide”, ka thënë ai mes tjerash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy