U godit nga një veturë duke kaluar zebrat, vdes në QKUK gruaja nga Prizreni

by informim peje

Një grua nga Prizreni ka vdekur për shkak të lëndimeve të marra nga goditja me veturë teksa po kalonte rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësor dje në rrugën “Ekrem Rexha”.

Pasi u godit nga vetura, ajo u dërgua në QKUK, por nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve.

banner

Policia tha se vozitësi i automjetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes.

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 07.02.2025 – 11:28. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër kosovare, pasi e njëjta gjersa ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësor, është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari – vozitësi i automjetit ndalohet në qendrën e mbajtjes. Rasti në hetime”, tha policia sot në raport.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy