16
Qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk, lideri dhe kapiteni i Liverpoolit, mbetet i qetë dhe i mbledhur. Me një kontratë deri në fund të këtij sezoni, lojtari ka qenë i lidhur me një gamë të gjerë klubesh dhe transferime të mundshme.
Mirëpo, holandezi 33-vjeçar me drejtpërdrejtshmërinë e tij të zakonshme, i këshillon të gjithë të qëndronin të qetë.
“Nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Dhe kushdo që thotë se e di të ardhmen time… e ka gabim. Rrini të qetë, sepse askush nuk e di…”,- u tha ai gazetarëve anglezë pas përplasjes me Tottenhamin, në gjysmëfinale të Kupës së Ligës.