Barcelona po shpreson se do të kenë një verë të ngarkuar pasi disa pozicione të ndryshme ku duhet të përforcohen tashmë janë identifikuar.
Në këtë fazë, opsionet e Hansi Flick në mesfushë janë të shumta, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë përpjekje për të bërë prurje të reja gjatë viteve në vazhdim.
Mesfusha ishte një fushë të cilën Barcelona e përforcoi verën e kaluar me transferimin e Dani Olmo, i cili iu bashkua Marc Casados, Marc Bernal, Frenkie De Jong, Pedri, Gavi, Fermin Lopez dhe Pablo Torre, si opsione për të luajtur në tri pozitat.
Nga të gjithë këta që u përmendën, De Jong dhe Torre janë lojtarët që mund të largohen në verë, kështu që do të ketë hapësirë që të bëhet një tjetër blerje.
Në rast se bëhet ndonjë lëvizje, nuk do të jetë për dy objektivat që ata i kishin në të kaluarën.
Sipas një raportimi nga Relevo, Barcelona ka vendosur kundër transferimit të Florian Wirtz ose Alex Baena, pasi që të dy lojtarët nuk konsiderohen më si blerje të nevojshme.

Ky lajm i shkon përshtati Atletico Madridit që po e kërkon me ngulm Baenan, por gjithashtu edhe Real Madridit pasi ata janë lidhur me një transferim të Wirtz në 12 muajt e fundit.
Një lojtar që ka qëndruar në listën e Barcelonës është Jamal Musiala, pasi zyrtarët e klubit besojnë se ylli gjerman është i aftë të luajë përkrah dyshes Pedri dhe Lamine Yamal