Memli Krasniqi: Fushata ishte pozitive, verdikti qytetar duhet të tregojë të njëjtën gjë

by informim peje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka votuar në Prishtinë.

Krasniqi pas votimit është shprehur se sot është një ditë e madhe dhe e rëndësishme për qytetarët dhe demokracinë e Kosovës.

banner

Krasniqi u shpreh se kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga secili qytetar që ka të drejtë vote.

“Sot është një ditë e mirë, është një ditë e madhe, është një ditë tepër e rëndësishme për vendin tonë, për qytetarët tanë, për demokracinë e Kosovës. Unë bashkë me Melizën sapo votuam në shkollën fillore “Hasan Prishtinë” në Prishtinë”.

“Me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve tanë, për mundësinë dhe potencialin për të pasur një jetë më të dinjitetshme për të gjithë, besoj që kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga secili qytetar që ka të drejtë vote që të vij dhe përmes ushtrimit të kësaj të drejte ta japin verdiktin se nga dëshirojnë ta drejtojnë vendin në katër vitet e ardhshme”.

“Jam besimplotë se ashtu siç kemi pasur një fushatë shumë pozitive, një fushatë që ka qenë e drejtuar kah e ardhmja, edhe vota dhe verdikti qytetar do ta thotë të njëjtën. Kështu që vërtetë shpresojë që ashtu siç e kemi bërë traditën e konsolidimit të këtij procesi të rëndësishëm demokratik, ta vazhdojmë edhe sot, sidomos tash që e kemi edhe Ligjin e ri zgjedhor”, është shprehur Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy