Prokuroria nisi hetime ndaj Martin Berishajt për rastin e votave në Kroaci, Radoniqi: Vëzhguesit s’janë njoftuar kur u tërhoqën

by Nexhat

Të enjten Prokuroria në Prishtinë njoftoi se kanë nisur hetime pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dërguar në ambasadën atje.

Lidhur me këtë, kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se bëhet fjalë për rreth 30 vota.

banner

Ai ka thënë se gabimi është bërë që nuk janë respektuar procedurat dhe vëzhguesit nuk ishin njoftuar kur u tërhoqën, por se personat që tërhoqën votat ishin të autorizuar.

“Do të ketë rekomandim të sekretariatit dhe në bazë të rekomandimit do të marrim vendim në KQZ”, tha Radoniqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy