95
Një rast i sulmit fizikë ka ndodhur më herët në Viti, ku Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se këshilltarit komunal Ilir Zuka nga kjo parti është sulmuar nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje
Vetë, Ilir Zuka në një prononcim për T7 ka thënë se ‘‘tre militanta të VV-së’’, kanë dalë dhe e kanë sulmuar.
I njëjti ka bërë të ditur se është në urgjencën e spitalit për momentin.
“Jam për momentin ne urgjencën ne spitalin e Gjilanit tu marre trajtim. S’di çka kane pas, tre militanta te VV-së dolën dhe me sulmuan”, ka thënë ai