Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, tha se është shumë e rëndësishme që serbët në Kosovë të votojnë sot në zgjedhje dhe të mbështesin Listën Serbe, e cila, sipas tij, është e vetmja listë serbe në Kosovë, duke theksuar se është e nevojshme të luftohet për çdo mandat.
“Çdo mandat nga 10 që u është garantuar serbëve në Kosovë është një luftë për të penguar Albin Kurtin që të formojë një qeveri apo të jetë në gjendje të formojë lehtësisht qeverinë në Prishtinë me serbë të rrejshëm”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Novi Sad, raporton Tanjug,
“Ne do të luftojmë sa të jemi gjallë që Kosova të jetë Serbi. Ky është zotimi ynë. Ky është detyrimi ynë”, shtoi Vuçeviq.