Në ditën kur po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka thënë se janë duke monitoruar situatën e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës, për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës.
Ai tha se fokusi është tek komunitetet joshumicë.
“Aktualisht në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet. EULEX-i, përmes patrullave të tij tokësore të mbikëqyrura nga Qendra jonë për situata dhe koordinim, është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, veçanërisht duke u fokusuar në komunitetet joshumicë”, ka thënë shefi i EULEX-it në Kosovë
Giovanni Pietro Barbano> Elections are currently taking place in Kosovo. EULEX, through its ground patrols overseen by our Situation and Coordination Centre, is monitoring the security situation across Kosovo for a free exercise of the right to vote particularly focusing on the non-majority communities.