Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka minimizuar vështirësitë e fundit të Manchester Cityt, duke këmbëngulur se skuadra angleze mbetet një “skuadër shumë konkurruese” përpara ndeshjes së tyre në play-off të Ligës së Kampionëve.
Man City ka pasur një periudhë të vështirë, me lëndime dhe humbje që e kanë lënë në deficitin prej 15 pikësh pas liderëve të Ligës Premier, Liverpoolit
Megjithatë, Ancelotti nuk po merret me formën e tyre të dobët këtë sezon.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5.jpg)
“Ata patën një periudhë të vështirë, me lëndime dhe humbje, por tani, me sa kam parë, ata janë një ekip shumë konkurrues, si gjithmonë”, deklaroi Ancelotti.
Italiani e pranoi se fitorja e fundit e Man Cityt në FA Cup ndaj Leyton Orient nuk ishte bindëse, por ai është i fokusuar në panoramë më të madhe
“Nuk kam asnjë dyshim që Man City është i fortë. Realiteti është ky, kur Man City na eliminoi, ata ishin kampionë; dhe anasjelltas. Jam i bindur se kushdo që fiton do të shkojë larg në garë”, deklaroi Ancelotti.