Drejtuesi i fushatës së Trump nga Tirana: Berisha, mik i vërtetë i SHBA

by Nexhat

Këshilltari i ekipit të fushatës zgjedhore të Presidentit amerikan Donald Turmp, Chris LaCivita, deklaroi nga Tirana se do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit

Gjatë konferencës për shtyp me Sali Berishën ai tha  SHBA ka nevojë për një mik të vërtetë.

banner

“Jemi këtu sepse duam të ndihmojë të fitojë një kryeministër që është mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara dhe që do të punojë me sukses me Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara. Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se një kukull e George Soros-it. Nuk mund të jesh një kukull i George Soros-it dhe të jesh mik i Shteteve të Bashkuara, kjo thjesht nuk është e mundur. Familja Soros e ka humbur ndikimin në Uashington dhe përreth botës dhe Berisha është një mik i vërtetë, një mik i vjetër, i Shteteve të Bashkuara”, tha LaCivita në një konferencë për mediat krah Berishës.

“Shumë në Amerikë thanë që Donald Turmp nuk mund të fitojë, por ai fitoi. Pavarësisht sulmeve nga administrata Trump, populli amerikan kërkoi më shumë nga qeveria e tyre.  Ashtu si amerikanët, edhe shqiptarët duan dhe u nevojitet më shumë nga qeveria e tyre. Këto rrethana të ngjashme na sollën këtu. Sepse e dimë që Berisha mund të fitojë”, shtoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy