Haradinaj: Ma hajvan se një kryeministër që pas 4 vitesh qeverisje tregon vica nuk ka

by Nexhat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë sot në një konferencë për shtyp pas ditës së zgjedhjeve dje, ku AAK nuk doli mirë

Haradinaj e pranoi se rezultati nuk është i mirë dhe nuk është i kënaqur me të, me AAK-NISMA që ka marrë rreth 7% të votave.

banner

Ai tha po ashtu se dëshiron të ndihmojë një qeveri të opozitës, por assesi të Vetëvendosjes.

Ish-kryeministri Haradinaj u pyet edhe për deklaratat dhe fyerjet e kryeministrit Kurti mbrëmë në drejtim të opozitës, duke i quajtur ”hajvanë”.

”Ai epitet i shkon atij. Ma hajvan se ni kryeministër që mas 4 vite qeverisje ka kallxu vica në fushatë. Dje kan mujt me pa se kush është ai. Ai pse nuk ka fitu me dal ashtu me fy e me bërtit, është realiteti unë. Kemi të bëjmë me një njeri që me të vërtetë është hajvan. Bile po i hyj në hak hajvanëve…ai është më keq ”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy