Korenica kontribuon në fitoren e Cluj për vendim e parë në renditje

by Nexhat

Meriton Korenica ka shfaqur edhe një herë cilësitë e tij në Superligën e Rumanisë, duke kontribuar në mënyrë aktive në fitoren spektakolare të ekipit të tij, CFR Cluj, kundër UTA Aradit.

Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 26-të, Cluj mposhti me rezultatin 4-1 rivalin e saj të radhës, duke treguar përsëri pse konsiderohet një nga pretenduesit kryesorë për titullin këtë sezon.

banner

Korenica luajti një rol kyç në fitore, duke ofruar një asistim të shkëlqyer nga goditja e dënimit për golin e tretë të ekipit të tij, i cili u shënuar në minutën e 62-të.

Me këtë asistim, sulmuesi kosovar arriti të shënojë asistimin e pestë të tij këtë sezon në Superligën rumune, duke shtuar kështu një tjetër sukses në statistikat e tij të imponuese

Përveç sukseseve në ligë, ai ka shënuar edhe një gol në Kupën e Rumanisë.

Pas kësaj fitore, CFR Cluj ka arritur të barazojë në krye të tabelës së bashku me FCSB-n, duke grumbulluar 46 pikë secili

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy