LDK dega Mitrovicë del me një reagim: Një faqe jozyrtare e jona po qarkullon në rrjete sociale në mënyrë të pavarur

by Nexhat

Dega e LDK’së në Mitrovicë ka dal me një reagim lidhur me një faqe tjetër që po qarkullon në rrjetet sociale.

Sipas tyre një faqe me emrin “LDK Mitrovicë”, nuk është faqja zyrtare e LDK-së në Mitrovicë dhe nuk përfaqëson qëndrimet apo komunikimet e tyre zyrtare

banner

“Kjo faqe operon në mënyrë të pavarur dhe pa autorizimin e strukturave tona legjitime. Çdo përmbajtje apo postim i publikuar nga kjo faqe nuk reflekton qëndrimin zyrtar të degës sonë dhe mund të krijojë konfuzion në publik”, thuhet tutje në reagim.

“Gjithashtu, bëjmë thirrje administratorëve të faqes në fjalë të ndalojnë keqpërdorimin e emrit të LDK-së në Mitrovicë dhe të sqarojnë statusin e faqes së tyre”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy