Partia Demokratike e Kosovës doli me 74 për qind ose 19 mijë vota në Drenas.
Lidhur me këtë rezultat, ka folur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
Për emisionin “Edicioni Special”, Lladrovci tha se kjo fitore e PDK-së në Drenas është për shkak të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, transmeton Klankosova.tv.
“19 mijë qytetarë votuan dje për Partinë Demokratike të Kosovës. Ky votim ka shkuar si rezultat i unifikimit të të gjithë qytetarëve të komunës së Drenasit, por si rezultat edhe i asaj që votuan për liderët tanë të luftës dhe paqes, për heronjtë tanë, për Hashimin, Kadriun, Jakupin dhe Rexhepin”, tha ai
Lladrovci shton se këtë fitore ua dedikon pikërisht atyre.