Lumir Abdixhiku falenderon votuesit dhe veprimtarët e LDK-së: Ecëm drejtë për një Republikë më të mirë

by informim peje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar votuesit dhe veprimtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Informim.net.

Postimi i plotë:

banner

Të gjithë votuesve tanë, ju faleminderit që mbështetët Lidhjen tonë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju faleminderit që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me kaq vullnet e me kaq emocion në këto zgjedhje. Asgjë mangut!

Punuam mbarë.

Ecëm drejtë.

Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë.

Shpresoj të ju kem prirë mbarë; shpresoj të ju kem përfaqësuar siç keni merituar gjithnjë!

E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dijmë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe.
Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje.

Pavarësisht të gjithave,

Do të ketë dritë!

Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike./Informim.net/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy