104 
Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në vendvotimet e kryeqytetit.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar kryeqytetin, duke udhëhequr me 46.91% apo 54,696 vota.
LDK ndodhet e dyta me 25.63% apo 29,889 të votave.
PDK radhitet e treta me 18.29% apo 21,326 vota.
Vendin e katërt e zë Koalicioni për Familjen me 4.23% apo 4,935 vota, ndërsa AAK e pesta me 3.30% apo 3,848 vota.
Kujtojmë që rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.
