Pronari i Cluj zbulon shifrën e paguar për Lindon Emërllahun dhe detajet e tjera të marrëveshjes

by Nexhat

Nelu Varga, pronari i CFR Cluj, ka treguar se sa kanë paguar të Ballkani për të transferuar Lindon Emërllahun. 

Aksionari i klubit rumun është i bindur se kanë bërë një goditje me transferimin e kosovarit. 

banner

Varga tha se ka paguar 700 mijë euro për lojtarin, duke treguar edhe përqindje nga shitja e ardhshme.   

“Bëmë një lëvizje të vërtetë në ditën e fundit të transferimeve dhe morëm Lindon Emerllahun nga Ballkani. Ai është ndoshta numri 6 më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në Rumani”

“Kam paguar 700 mijë euro për të, plus 15 për qind për një transferim të ardhshëm”, deklaroi Varga. 

Këtë sezon Emërllahu ka 23 ndeshje, 3 gola dhe një asistim. 

Telegrafi e kishte zgjedhur mesfushorin e talentuar si “Lojtarin më të mirë të vitit 2024”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy