Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sërish pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e quajti vegël të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij, qëndron në krye të piramidës së krimit.
Gjatë fjalës së tij para se të hynte në Parlament, Berisha teksa sulmoi Ramën, tha se kryeministri është kukulla e miliarderit Xhorxh Soros (kundërshtar i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump).
“SPAK vijon të jetë organizatë kriminale. Arrestimi i Veliajt është meritë e opozitës dhe qytetarëve. Edi Rama të japë dorëheqjen si kreu i piramidës së krimit në Shqipëri dhe kukulla e Soros”, tha Berisha para se të hynte në Parlament.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se kryeministri Rama, bashkëshortja e tij dhe zyrtarë të tjerë socialistë kanë marrë para korruptive nga Xhorxh Soros.
“Është e domosdoshme që me zhvillimin e paprecedentë të sotme, me damkosjen përfundimtare të Edi Ramës si kukull e monstrës së njerëzimit, Xhorxh Soros… Sot është një ditë e madhe për shqiptarët. Sot njeriu që bashkëudhëhoqi rikthimin më të madh në historinë e njerëzimit me votën e lirë, rikthimin e presidentit Donald Trump, u tha shqiptarëve se Edi Rama është një kukëll e shpifut e monstrës së njerëzimit, armikut të njerëzimit, Xhorxh Soros.
Sot kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan u deklaroi shqiptarëve se aleati i vërtetë i SHBA-ve është Sali Berisha dhe PD e Shqipërisë. Unë jam këtu për t’u zotuar në mënyrë solemne se desorifikimi i Shqipërisë është në mënyrë absolute. Se kjo fare e keqe që mbolli Soros, do të ndjekë fatin e farës së keqe që ka në Uashington. Ky kreu i krimit në Shqipëri është ai që rrihte gjoksin se me kukullën e Xhorxh Sorosit, Anthony Blinken, bënë puçin kundër pluralizmit shqiptar.
Sot çdo shqiptar mori mesazhin e qartë se me Xhorxh Sorosin lidhi në një armik publik të SHBA-ve dhe mbarë njerëzve të lirë… Ku je Edvin, sa miliona euro ke marrë me bashkëshorten tënde nga paratë e helmit të tij? Ku është Edi Rama o ti shoqja e Erion Velisë? Na thuaj pak ku e ke Erionin tani? Pra keni vetëm një shteg, të sjellim këtu Ramën, t’i japim duart kreut të doktrinës përbindëshe ç’njerëzore të Xhorxh Soros në Shqipëri”, tha Berisha gjatë fjalës në Kuvend, shkruan A2 CNN.