Reuters: Pa koalicion, Kurti nuk mund ta bëjë qeverinë

by Nexhat

Zgjedhjet e 9 shkurtit kanë zgjuar interesim tejet të madh edhe nga mediat ndërkombëtare që e kanë përcjellë nga afër këtë proces.

Mediumi i njohur Reuters, ia ka kushtuar një artikull votimit në Kosovë.

banner

Sipas këtij mediumi, Lëvizja Vetëvendosje, bazuar në rezultatet preliminare nuk e ka shumicën e mjaftueshme për të qeverisur, pa ndonjë partner të koalicionit.

Reuters, e përshkruan rezultatin e VV-së si një rënie nga rezultati i vitit 2021, ku kishte arritur që t’i merrte mbi 50 përqind, transmeton Klankosova.

Por, rezultati aktual, e vendos subjektin e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, për ta udhëhequr qeverinë.

Tutje, artikulli e përshkruan fushatën zgjedhore të ashpër, ku kishte trefish më tepër gjoba, në krahasim me ato të 2021-tës.

Por, Reuters, përmend edhe deklaratën e Kurtit që refuzon të bëjë koalicion me ndonjërën nga partitë opozitare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy