64
Një incident është shënuar në fshatin Pozheran të Vitisë.
Është raportuar se aty është sulmuar kryetari i fshatit, Ilir Zuka.
Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, deklaroi për Klan Kosovën se ky rast s’ka të bëjë me zgjedhjet.
“Policia dhe prokurori menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar si sulm nga ana e prokurorisë. Të dyshuarit po intervistohet në stacionin policor në Viti dhe pas hetimeve do të shihet se cili ka qenë motivi i ngjarjes”, deklaroi Hashani për Klan Kosovën.