Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore – sulmuesi prej më të mirëve në fushë

by Nexhat

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar golin e parë në vitin 2025 me fanellën e Mallorcas.  

Goli i shënuar në minutën e 81-të nga penalltia të cilën e fitoi vet, nuk i ka mjaftuar Mallorcas për tri pikët.  

banner

Ekipi i Muriqit pësoi gol në kohën shtesë për rezultatin 1-1. 

Muriqi e shndërroi në gol penalltinë e fituar dhe një minutë më vonë u zëvendësua, ndërsa mori edhe duartrokitjet e publikut. 

Sulmuesi ynë nga SofaScore u vlerësua në këtë ndeshje me notën 8.0, prej më të mirëve në fushë. 

Ai kishte edhe tre goditje në portë, gjashtë duele të fituara dhe tre pasime të gjata të sakta nga po aq tentime.  

Për Muriqin ishte goli i parë për këtë vit, ndërsa këtë sezon ai ka shënuar në total katër gola, ndërsa ka edhe dy asistime në 17 ndeshje

Mallorca zë vendin e dhjetë me 31 pikë sa ka edhe Osasuna një pozitë më lart.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy