Biseda në Whatsapp, Buzhala i kërkon falje Gresa Cakës dhe Blerim Shalës

by Nexhat

Gazetari Berat Buzhala e ka komentuar kronologjinë e rastit ku në media i doli një bisedë private e tij që e kishte me ish-ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimin, në rrjetin social “Whatsapp”.

Buzhala tha se në ato momente e ka thirrur djali i tij në “Whatsapp” dhe pastaj i është hapur dritarja ku doli biseda me Selimin, duke biseduar për zgjedhje, një ditë pas mbajtjes së tyre, teksa në bisedë u përmenden edhe emrat e ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakës dhe Blerim Shalës.

banner

“Unë i kërkoj falje Gresa Cakës, me të cilën unë s’jam parë tash e 6-7 vjet, ndoshta edhe më shumë. Por edhe z. Shala, që unë kam folur privatisht me një shok timin që e njoh tash e 25 vjet. Kemi përmendur emra, qysh përmend emra njeriu pas zgjedhjeve”.

“Tash, me këqyr me e karakterizu të gjithë procesin zgjedhor gjasmë unë dhe Petriti po caktojmë, kush jemi ne së pari. Petriti nuk është politikan”, tha Buzhala në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, Buzhala tha se me Selimin në Whatsapp kishin diskutuar edhe për ish-kandidaten për presidente të ShBA-së, Kamala Harris, ku tha se “ndoshta edhe kjo i intereson Arlind Manxhukës”.

“Ne kemi diskutuar komunikime shumë më interesante, siç është Whatsappi i kryeministrit, ku bëhet fjalë për miliona euro, e s’e kanë komentuar kurrë. Aty është një muhabet i pa ‘zararshëm’. Këta i kanë fituar zgjedhjet, ndërsa po i fajësojnë të tjerët se po duan ta zgjedhin kryeministrin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy