“Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta. Cilado qoftë ajo“.
Kjo ka qenë përgjigjia që zyra e shtypit të kryeministrit të Shqiëprisë Edi Rama ka dhënë ditën e sotme për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj që u arrestua një ditë më parë.
“Jemi përpara një romani voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe bashkëshortes së tij. Pra, në thelb jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike. Por është ende shumë herët për të dalë në përfundime, prandaj rezervojmë të drejtën për të marrë kohë“, thuhet më tej në reagimin e zyrës së shtypit për Klan news.
Ashtu si vetë Rama përmes nëj deklarate të bërë sot edhe në përgjigjen zyrtare të Kryeministrisë, paralajmërohet një epokë e re e marrëdhënieve të mazhorancës me sistemin e drejtësisë.
“Qëndrimi pesëvjeçar i Partisë Socialiste dhe i Kryeministrit për të mos bërë asnjë koment në asnjë rast specifik ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, për ta mbyllur pa gjyq në një qeli dhe duke kyçur në shtëpi edhe bashkëshorten, nënë e një djali gjashtëvjeçar“, nënvizohet më tej.